Lajme

Bytyqi: Qeveria s’ka pasur fare interesim për Specialen, veç e ka la gojën

05/05/2026 08:45
nga:Genita C

Avokati Asdren Bytyqi ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk është interesuar fare për Gjykatën Speciale, atje ku për mbi pesë vjet po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bytyqi shtoi se deklaratat e Vetëvendosjes, sipas tij, ishin më shumë për ta larë gojën, si pasojë e presionit publik.

“Ajo çka është fakt i pakontestueshëm është që kjo qeveri nuk ka pasur interesim fare për këtë Gjykatë Speciale. E ka pasur vetëm për me la gojën, gjithë ato deklarata të cilat i ka bërë Vetëvendosja, si për shembull ‘ne e dënojmë Gjykatën Speciale’ në kuptimin e shkeljes të të drejtave themelore të palëve, kanë qenë si rezultat i një presioni më shumë publik, i cili është bërë në këto media, sesa që është bërë në Parlament”, tha Bytyqi në Klan Kosova.