Lajme

Deputetja e AAK-së: Pushteti aktual ka dështuar, po kërkojnë alternativa si të shkohet në zgjedhje të parakohshme!

12/29/2023 20:15
nga:Y I

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se vendi është mirë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Bytyqi tha se deklarata e Konjufcës është nga ‘zori’ pasi të njëjtit kanë dëshmuar se janë të paaftë ta qeverisin vendin.

Ajo tha se ata e kanë kuptuar se kjo punë nuk është lojë fjalësh sepse çdo ditë do të përballesh me procese ku kërkohet vendimarrje.

“Deklarata e zotit Konjufca tregon një dëshirë nga zori sigurisht, për ta rrëzuar vetën nga pushteti meqenëse kanë dëshmuar se janë të paaftë për të qeverisë me vendin. E kanë kuptuar që kjo punë nuk është lojë fjalësh sepse çdo ditë ke me u përball me procese ku kërkohet vendimmarrja dhe duhet dëshmuar zotësi për të zgjedhur më të mirën për vendin tënd” deklaroi Bytyqi për “Gazeta Blic”.

Deputetja e AAK-së deklaroi se pushteti aktual ka dështuar dhe po kërkojnë alternativa si të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Ky pushtet ka dështuar, ka mbetur një pushtet që nuk po mundet kurrsesi të kaloj nga të qenit praktikantë në punëtorë, dhe kësisoj po kërkojnë alternativa se si të shkohet në zgjedhje të parakohshme” deklaroi deputetja e AAK-së në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Albana Bytyqi, AAK!

Kryekuvendari Konjufca pohoi se do të ishte mirë të shkohej në zgjedhje të parakohshme para përfundimit të mandatit.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë. Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit” deklaroi Konjufca raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Ahmeti: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, Kurti e Konjufca politikanët më të dëmshëm që ka patur Kosova!

Konjufca deklarohet pro zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë