Ardian Bytyqi ka deklaruar se Përparim Rama, përmes deklaratave të tij, ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të garojë për postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se Kuvendi i LDK-së do të duhej të mbahej pas krijimit të institucioneve, në mënyrë që kandidatët e mundshëm të kenë mundësi të paraqesin platformat e tyre.
Bytyqi ka thënë se në LDK ekzistojnë disa emra me ambicie për të udhëhequr partinë, duke përmendur edhe Lumir Abdixhikun, ndërsa ka shtuar se një pjesë e strukturave rreth Përparim Ramës e shohin si sfidë të mundshme edhe ish-presidenten Vjosa Osmani.
E plotë:


