Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se duke parë deklarimet e djeshme do të jetë e vështirë që sot të kemi një marrëveshje në dobi të vendit tonë.
Në një prononcim për GazetaBlic, Bytyqi ka thënë se pala kosovare nuk duhet të heqë dorë nga asgjë që do ta dëmtonte vendin edhe më shumë.
“Në bazë të deklarimeve të djeshme larg jemi për ndonjë marrëveshje, që do të ishte në dobi të vendit tonë. Pala kosovare nuk duhet të heq dorë nga asgjë që do ta dëmtonte vendin edhe më shumë.
Marrëveshja e synuar vite me radhë është që të ruhet sovraniteti i vendit dhe të mos biem pre e ngacmimeve dhe kërkesave të Serbisë. Ne ende kemi 1600 persona të pagjetur dhe raste e raste dhune e vrasje të pa gjykuar, e të pranohet edhe ndonjë këmbim për marrëveshje do të ishte humbje e madhe për ne”, tha mes tjerash Bytyqi për ne.
/GazetaBlic/


