Sporti

Bytyqi: “Ende nuk jam larguar nga Olympiacos”

07/12/2023 20:10
nga:Lorik J

Lajmet për largimin e Zymer Bytyqit nga Olympiacos vazhdojnë, megjithatë anësori kosovar në prononcimin e tij për SDNA ka theksuar se mbetet lojtar i “bardhekuqve”.

Të paktën gjashtë skuadra janë të interesuara për blerjen e Zymer Bytyqit, siç raporton Telegrafi, ku skenari më i mundshëm është rikthimi i futbollistit 27-vjeçar në Turqi. Bëhet fjalë për Antalyaspor, Basaksehir, Rizespor, Gaziantepspor, Standard Liege dhe Lech Poznan.

Anësori kosovar u ble në janarin e kaluar nga Olympiacos, duke bërë vetëm 3 paraqitje, që në total përkthehen në 80 minuta pjesëmarrje.

Bytyqi megjithatë ka theksuar se mbetet lojtar i Olympiacosit momentalisht.

/GazetaBlic Sport