Lajme

Bytyqi: AAK-ja shpreson se SHBA-të dhe BE-ja kanë një draft-statut për Asociacionin në përputhje me Kushtetutën

05/08/2023 14:51
nga:G C

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi thotë se draft-statuti i propozuar në Bruksel nga ekipi menaxhues nuk është i pranushëm për Kosovën, edhe pse i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi tha se, do të jetë pikënisje për bisedimet e radhës.

Bytyqi në një prononcim për GazetaBlic tha se, AAK-ja shpreson që SHBA-të dhe BE-ja e kanë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Për ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, draft statuti i propozuar në Bruksel nga ekipi tashmë i shkarkuar nga qeveria nuk është i pranushem dhe është jo kushtetues dhe si i tillë nuk duhet të merret parasysh. Ne besojmë sic edhe e ka thënë kryetari Haradinaj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë një draft-statut për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Bytyqi.

“Nuk e dimë si do të rrjedhin gjërat sa i përket Asociacionit por ajo që e dimë është se nuk duhet pranuar asnjë Asociacion që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, shtoi Bytyqi për GazetaBlic.

Beqa për deklaratën e Lajçakut: Duhet të kemi ekip menaxhues të ri, Qeveria Kurti nuk u tregua serioze

Draft-statuti i ekipit menaxhues pikënisje e diskutimeve, analistët tregojnë ‘skenarin’ për takimet e ardhshme me Serbinë