Sporti

Bylbyl Sokoli: Zgjedhjet për FFK nuk janë shpallur konform akteve normative, duhet të reagojë Minstria e Sportit

03/08/2022 21:25
nga:L J

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli thotë se Kuvendi Zgjedhor i thirrur nga FFK nuk është thirrur konform akteve normative.

Sokoli thotë se ky Kuvend është i ngutshëm – pasi duan ta shpallin sa më shpejtë kryetarin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë po mendoj që nuk janë shpall konform akteve normative, zgjedhjet duhet të shpallen në fund të stinorit. Ky Kuvend është i ngutshëm, të gjithë e dinë pse po ndodhë kjo. Deshirojnë sa më shpejtë me zgjedh kryetarin”, tha Sokoli në T7.

“Kemi disa akuza të cilat ish sekretari gjeneral (Eroll Salihu) i cili menjëherë suspendohet, me ato duhet të merret Prokuroria e Shtetit. Ministria e Sportit duhet të reagojë pasi duhet me sqaru këtë mjegulli”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport