Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka folur për Kampionatin Evropian.
Sokoli tha se në këtë Kampionat Evropian do të jetë tifoz i kombëtares së Zvicrës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Do të jem me kombëtaren e Zvicrës, sepse ka pasur futbollistë shqiptarë që ndër vite na kanë reprezentuar tek kjo kombëtare”, tha Bylbyl Sokoli në EuroDueli, në TV Dukagjin.


