Sporti

Bylbyl Sokoli: Taktikisht Drita luajti shumë më mirë se Feyenoordi

07/29/2021 22:29
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës është eliminuar nga kualifikimet e UEFA Conference League, pas humbjes 3:2 nga Feyenoordi në ballafaqimin e sotëm.

Til shënoi pas 8 minutave lojë, por Simonovski dhe Fazliu shënuan pastaj për ta dërguar Dritën në epërsi. Në pjesën e dytë, Til shënoi edhe dy gola për ta eliminuar Dritën nga UEFA Conference League.

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli theksoi se Drita ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe shtoi se me pak fat mund të fitonte përballjen.

“Paraqitje dhe prezentim shumë i suksesshem i Dritës dhe i futbollit të Kosovës. Drita luajti shumë më mirë taktikisht se Feyenoordi, me pakës fat po të shënonin në pjesen e dytë: Muja, Simonovski dhe Ajzeraj, Drita do ta kalonte Feyenoordin”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli për ‘GazetaBlic Sport’.

Në fund, Sokoli përgëzoi Dritën për këtë paraqitje të mirë.

“Fizikisht, teknikisht, taktikisht edhe psiçikisht, Drita tregoi nivel të lartë të futbollit. Nese nuk është paraqitje me e suksesshme, atëhere është ndër paraqitjet më të mira që kanë bërë ekipet shqiptare në arenën nderkombetare. Bravo FC Drita”, përfundoi Profa.

/GazetaBlic Sport