Sporti

Bylbyl Sokoli: Kushdo që vjen në FFK pas 6 prillit nuk mund të jetë udhëheqës nëse ka procedura penale

03/10/2022 21:43
nga:L J

Bylbyl Sokoli, trajneri i njohur dhe analisti i futbollit vendor thotë se kushdo që vjen në pozitë pas zgjedhjeve të 6 Prillit në FFK nuk duhet të ketë procedurë penale – përndryshe nuk mund të udhëheqë institucionin më të madh të futbollit vendor.

“Edhe nëse vjen pas 6 prillit, kushdo qe zgjedhet ai nuk mund të jetë ne vendet udheheqese nëse ka procedurë penale, më e mira e së mirës është të diskutojmë kahjet e futbollit”, tha Sokoli në Debat Plus.

Vlen të theksohet se Fikret Shatri në të njëjtin emision e konfirmoi se Ministria e Sportit po punon dhe shumnë shpejtë do ta funksionalizojë ligjin se të akuzuarit për vepra penale nuk do të jenë pjesë e federatave të licencuara sportive.

Megjithatë, ky ligj nuk mund të hyjë në fuqi para 6 prillit.

/GazetaBlic Sport