Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në Euro2024 si e para në grupin E, me 15 pikë të grumbulluara në tetë ndeshjet e zhvilluara.
Trajneri i njohur shqiptar, Bylbyl Sokoli thotë se Shqipëria kishte paraqitje shumë të mira në grup, teksa meritat ia jep Sylvinhos, i cili krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në këtë fazë garuese, Shqipëria e mbylli në vendin e parë, ka kriju një grup të fortë – atmosferë pozitive, e cila sjell fitore e suksese. Ambienti i krijuar tek kombëtarja shqiptare është për lakmi dhe këtë e ka krijuar Sylvinho. Kur futbollistët i binden trajnerit dhe trajneri i bind lojtarët është formula kryesore për sukses dhe asnjëherë nuk dështon asnjë trajner, që krijon këtë”, tha Sylvinho për ‘GazetaBlic Sport’.
Sipas ‘Profës’, kur shqiptarët bashkohen, atëherë suksesi nuk mungon, e këtë e dëshmoi kombëtarja kuqezi.
“Shembulli më i mirë i suksesit tek Shqipëria është që luajnë futbollistët nga të gjitha trojet shqiptare dhe është kriju një atmosferë që sjell suksese. Kur shqiptarët bashkohen, gjithmonë janë të suksesshëm”, vazhdoi Sokoli.
Në fund ai foli edhe për grupin e mundshëm në Europianin e vitit 2024.
“Aspak nuk është me rëndësi kush bie në grup, Shqipëria do luajë për fitore, kushdo që do jetë kundërshtari”, përfundoi Sokoli.
Ndiqeni intervistën:


