Skuadra e Malishevës ka fituar sot ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Gjeorgjia, Dinamo Batumi.
Bylbyl Sokoli ka nisur aventurën me fitore tek skuadra e tij e re, pasi ka fituar ndaj Dinamo Batumi me rezultatin 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Gavazaj.
Ja njoftimi i klubit:
“FC Malisheva ka luajtur sot ndeshjen e parë miqësore në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Skuadra jonë ka shënuar fitore 1:0 ndaj skuadrës nga Gjeorgjia FC Dinamo Batumi.
Ndeshja mes Malishevës dhe ekipi gjeorgjian nisi nga ora 14:30 sipas orës lokale në Kosovë.
Golin për Malishevën e shënoi Alush Gavazaj”, shkruan klubi.
/GazetaBlic Sport


