Lajme

Buzhala, KEDS: Situata me energjinë elektrike aktualisht është stabile

01/07/2022 16:16
nga:Y I

Situata me furnizimin me energji elektrike në vend aktualisht është stabile.

Kështu shprehet, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se ka më tepër qe një javë që qytetarët janë duke u furnizuar pa ndërprerë me rrymë.

“Megjithatë situata është fragjile. Jemi në gjendje emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës. Ka shumë faktorë që tash për tash janë në favorin tonë, përfshirë kohën, që ka rënë konsumi dhe çmimi i energjisë në berzat ndërkombëtare. Kjo po na e mundëson që të kemi furnizim stabil me energji”, është shprehur Buzhala në Klan Kosova.

Buzhala ka thënë se aktualisht gjysma e rrymës që konsumohet është nga importi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin drurin dhe peletin si mjet ngrohjeje.

“Çmimi është 200 euro për megavat. Qytetarëve s’u themi ta përdorin qeben, por që të përdorin më shumë dru dhe pelet për ngrohje”.

“Nuk mund të flasim për banesa kolektive, por në vendet e tjera ku ka mundësi sepse do të na e lehtësonte barrën”.

 

144 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë