Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Viktor Buzhala, njoftoi se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës pasi, sipas numërimit preliminar, renditet në fund të listës.
Ai falënderoi qytetarët për mbi 10,000 mesazhe dhe tha se gjatë gjithë fushatës u fokusua te promovimi i programit të partisë, jo te vetja.
Buzhala vlerësoi suksesin e ekipit të VV-së dhe tha se kjo për të ishte më e rëndësishmja.


