Berat Buzhala u tregua i ashpër me Lumir Abdixhikun për të cilin tha se duhet dhënë dorëheqje menjëherë pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Pranone o vlla! Mani përgjegjësi. Tjetra, nuk ka çka me më ardhë keq, se shyqyr tragjedi familjare nuk osht, osht humbje politike, kështu që nuk kam asnjë pardon ndaj kërkujna”, ka deklaruar Buzhala në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës.
“I ke humbë zgjedhjet, duhesh me shku se ma poshtë se qekaq s’un bjen”.
“Qekaq i ka pasë Dulla kur o dalë Vjosa, kur u kanë Albini në kulmin e vet. Leji këto pallavra, a e shqyrton Kuvendi”.
“Edhe me të thanë Kuvendi rri, s’duhesh me nejt”.


