Pep Guardiola ka arsye të buzëqeshë teksa rikthehet në punë në Manchester City, pas pushimit ndërkombëtar.
John Stones dhe Jack Grealish janë rikthyer në stërvitjen e Qytetarëve dhe janë më afër opsioneve për trajnerin spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.
Qendërmbrojtësi anglez ka pothuajse një muaj jashtë garës, pasi ka pësuar një dëmtim në këmbë.
Nga ana tjetër , Grealish luajti për herë të fundit më 20 nëntor, në fitoren ndaj Wolverhampton (1-2).
Të shtunën e ardhshme, City do të presë Tottenhamin , në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premier League.
/GazetaBlic Sport/