Sporti

Buzëqeshin “Skifterat”, Gjilani e fiton derbin me Prishtinën

09/29/2024 16:50
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka fituar sot ndeshjen ndaj Prishtinës.

Gjilani triumfoi me rezultatin e ngushtë 2-1, duke marrë tre pikë të mëdha në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Albin Krasniqi i Prishtinës realizoi golin e epërsisë pas 22 minutave lojë – por Kushtrim Shabani barazoi gjithçka në minutën e 36’të.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Gjilanin që kishte dominimin dhe rastet dhe kjo iu shpërblye, pasi gjetën golin e avantazhit.

Besir Ramadani gjeti golin e fitores pas asistimit të Armend Thaqit në minutën e 81’të të sfidës.

Gjilani tani ka 8 pikë në vendin e 7’të, teksa Prishtina 10 pikë në vendin e gjashtë.

/GazetaBlic Sport