Lajme

Buxhovi: Shkrimi i ASHAK-ut nuk është shkrim akademik

12/22/2022 18:53
nga:G B

Historiani Jusuf Buxhovi, në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me tesktin Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Buxhovi u shpreh se ai është më shumë një tekst publicistik dhe sipas tij nuk është një analizë pas së cilës do të duhej të qëndronte pas saj akademia.

“Unë e kam shikuar këtë dokument dhe kam menduar se do t’i kthehem edhe njëherë, por nuk do t’i kthehem, sepse është një tekst publicistik më shumë, nuk është një analizë e cila do të duhej të qëndronte pas saj akademia, një tekst gazetaresk mund të quhet, hap shumë çështje, por nuk jep përgjigje pothuajse në asnjë çfarë do të duhej të kishte një akademi”

Tutje, Buxhovi u shpreh se ai nuk është një tekst akademik.

“Ky nuk është tekst akademik së pari, sepse për mua është një gjë e pakuptimtë, sepse akademia nëse del me një vlerësim, duket të jetë vlerësim gjithpërfshirës dhe duhet të jetë historik”, u shpreh tutje ai.