Lajme

Buxhovi: Shkaku i mos-koordinimit të Kurtit me aleatët, Serbia po shihet si viktimë

04/24/2024 22:23
nga:G B

Historiani Jusuf Buxhovi sonte në “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se kryeministri Kurti është dashur të ketë koordinim me aleatët për disa çështje.

Ai tha se shkaku i mos-koordinimit të tij me aleatët, Serbia po shihet si viktimë.

“Është dashur të koordinohet me ShBA-në dhe aleatët perëndimor 2-3 pika që e kanë përcjellë, do të thotë Asociacioni, pronat e Deçanit dhe problemet e tjera”.

“Unë mendoj që pasojat vetëm janë në raport me Serbinë. Serbia ka arritur brenda këtyre 2-3 vjetëve prej një hipotekës që e ka pasur të gjenocidit e të fajësisë, tash ajo në njëfarë mënyre të shihet si viktimë, për shkak të gabimeve tona”, u shpreh tutje ai.