Lajme

Buxhovi: Nuk jam i kënaqur me Qeverinë Kurti

04/24/2024 22:50
nga:G B

Historiani Jusuf Buxhovi, e ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, gjatë këtyre tre vjetëve.

Buxhovi në Rubikon të Klan Kosovës tha se është i dëshpëruar.

“Unë kam besuar se ndryshimi i cili do të ndodhë, i cili filloj me një revoltë, ato votuan që kaluan me 51 përqind nuk janë rezultat i një programi që kanë pasur. Ato janë vota që i ka dënuar elektorati dy partitë kryesore”, tha Buxhovi.

Ai theksoi se “ç’kapja e shtetit nuk bëhet me kapje”.