Lajme

Buxhovi: Në Kosovë janë rrënuar shtyllat kryesore të sistemit, duhet një reformë e thellë

06/16/2021 19:07
nga:Y I

Historiani Jusuf Buxhovi ka komentuar edhe një nga premtimet e qeverisë Kurti siç është  Reforma në Drejtësi.

Buxhovi tha se në këtë aspekt duhet bërë një punë e madhe dhe duhet të shtyhen përpara reformat.

“Kjo do të varet nga përkushitmi i aktereve politikë së pari,  Vetëvendosje që ka shumicën në parlament, pasi ka të drejtë që një pjesë të madhe të ligjeve t’i kalojë pa opozitën . Kjo pozitë tash e cila ka dalë në votime, votat i ka në për ndryshim, por ka marrë edhe votat të cilat janë ndëshkuese në raport me politikën që ka udhëheqë vendin, ka për detyrë t’i kthejë në prioritet këto reforma”

 “Këtu janë rrënuar shtyllat kryesore të sistemit, nga drejtësia, shëndetësia, kultura, arsimi etje. Ajo që mund të duket atraktive, psh ndërrimi i një Bordi apo shkarkimi një prokurori nuk do të thotë asgjë, mund të jetë një shenjë se kjo politikë e ka përnimend. Ajo duhet ma tutje të shkojë, janë të gjitha indikacionet se sistemi gjyqësor  është i kapur gati fund e krye. Një sistem gjyqësor që nuk e ka vetëdijen e ndryshimit, një sistem i kapur që përpiqet që t’i ruajë pozicionet, ai ka mundësi ta shantazhojë çdo qeveri. Duhet të krijohet vetëdija se ky ndryshim është për të mirën e të gjithëve, se ky ndryshim mund të bëhet me një terapi afatgjatë që të ketë fuqi që të imunizohet. Unë mendoj se VV-ja duhet ta bëjë këtë, ka premtu, veporimet e deritanishme nuk mjaftojnë. Kjo duhet të deklarohet si kauzë që duhet ta pranojnë të gjitha partitë” tha ai në ‘Intervistën e Javës”Gazeta Blic.

LEXO EDHE:

Buxhovi: Partitë opozitare e kanë humbur kredibilitetin të diskutojnë për dialog, ato e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje