Lajme

Buxhovi: Kosova fitorja më e madhe e këtij shekulli

02/12/2024 21:36
nga:G B

Historiani Jusuf Buxhovi ka folur në prag të festës së 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Buxhovi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka thënë shteti i Kosovës është e arritura më e madhe e këtij shekulli

“E para mund të them se nga aspekti historik, Kosovën e kthen histori Mbretërisë e Dardanisë antike, kjo ka shumë me rëndësi të thuhet. Mbretëria e Dardanisë është më e rëndësishmja në antikitet dhe është për admirim të thuhet se pas 2700 vjet Kosova kthen Dardaninë si shtet, si mbretëri, pjesërisht sepse një pjesë e Dardanisë antike është në Maqedoninë e veriut dhe një pjesë në Serbi”, ka thënë Buxhovi.

Buxhoi ka folur edhe për deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse e marrim parasysh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ajo nuk ka histori fare. Ne i dimë rrethanat pse është bërë ajo, kompromiset e ndryshme. Megjithatë shtëpia nuk bëhet pa themel, nëse një shtet nuk e ka historinë e shkruar, ajo e ka të rrezikuar edhe ekzistencën politike”.