Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se buxheti i Prishtinës është i bllokuar.
Ai tha se Vetëvendosje a e respekton Kushtetutën e Kosovës apo ka ndonjë të Vetëvendosjes.
“Prishtina përkundër faktit që ka aprovu buxhetin më 9 dhjetor 2024, sot e 11 muaj e ka të bllokum buxhetin. Buxheti është i bllokuar, në bazë të çfarë ligji ose arsye bllokohet buxheti i kryeqytetit. Këtë buxhet ku ministri ka pas kohë deri në fund të vitit, deri më 9 shkurt më pas, nuk e ka shty përpara të jetë pjesë e buxhetit. Përkundër faktit që buxhetin e 2025 nuk e kanë aprovu për arsye të kota se kinse nuk e paskemi votuar me kohë, kjo ka qenë me kohë, në bazë të Kushtetutës është dashtë me transferu buxhetin paraprak të vitit 2024. Edhe këtë nuk e kanë bo, në çfarë ligji ju veproni, propozoni çështje të tilla, a e keni Kushtetutën e Kosovës apo Kushtetutë të Vetëvendosjes ku nuk shikoni çka thotë ligji”, tha Rama në T7.


