Butrint Imeri është në përgatitje të projektit të ri muzikor dhe këtë e kemi zbuluar përmes pamjeve nga xhirimet e videoklipit në Kroaci.
Fillimisht ai publikoi një video ku shihej shumë i afërt me një vajzë të panjohur dhe u aludua për lidhje të re.
Ai ka hedhur pamje të reja me bukuroshen brune ku prapë shihet afërsi e madhe mes tyre.
“Erdh pranvera, çeli qershia”, ka shkruar këngëtari sipër imazhit teksa shihej I veshur me stil, bluzë të bardhë kombinuar me pantallona të kaltër dhe atlete.