Showtime

Butrint Imeri publikon foto me nënën e tij në spital, tregon gjendjen e saj shëndetësore

12/02/2021 22:24
nga:Genita C

Butrint Imeri është këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar.

Ndonëse u bë pjesë e skenës në moshë shumë të re, Butrinti ishte gjithnjë tejet i pëlqyer në publik.
Së fundmi këngëtari ka bërë të ditur se e ka nënën e sëmurë.

Ai ka publikuar një foto nga spitali ku shihet e shtrirë nëna e tij në shtrat, ndërsa ai po i qëndron pranë.

Duket se nëna e tij tanimë e ka marrë veten pasi nga ajo qe shihet në foto, gjendja e saj shëndetësore shfaqet stabile.