Showtime

Butrint Imeri në shoqërinë e një vajze, fotoja bëhet virale në rrjet

06/03/2022 22:08
nga:Genita C

Këngëtari Butrint Imeri është parë sot me shoqërinë e një vajze.

E përpos hiteve të ndryshme që ai i krijon, shpesh bëhet edhe subjekt i mediave për lidhjet e tij të dashurisë.

Në adresë të Gazetës Express ka ardhur një fotografi ku shihet Butrinti bashkë me një vajzë zeshkane.

Emri i vajzës nuk dihet por aty ajo shihet me sy të mbyllur dhe ka të vënë një qafore dhe vath si aksesorë.

Butrinti në anën tjetër shihet i buzëqeshur para saj, teksa fansat janë në pritje të projekteve të tij të reja që sigurisht do të dalim.