Barcelona barazoi dje me Inter me rezultat 3:3.
Skuadra e Xavit tashmë është shumë afër rënie në Europa League me barazimin e fundit ndaj Interit, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes Busquets foli për media ku tha se Barca meritonte më shumë.
“Merituam më shumë sonte, por s’kishim fat”, tha fillimisht spanjolli.
“(A do të ndikojë kjo në ‘El Clasico’?) Po, sigurisht që do të ndikojë”, shtoi Busquets. Goli i parë na prishi balancin, ishim të fokusuar por kur ata shënuan, gjithçka u bë rrëmujë”, tha ai.


