Ndërsa Inter Miami përgatitet duelin kundër Orlando City, ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës të mërkurën në stadiumin Chase, Sergio Busquets e befasoi edhe Lionel Messin me një rrëfim për të ardhmen e tij.
Mesfushori spanjoll ende nuk e ka siguruar vazhdimësinë, kontrata e tij me klubin skadon në dhjetor dhe në moshën 37 vjeç, dalja e tij nga futbolli profesionist po afron.
“Kur u largova nga Barcelona, e dija që nuk do të kthehesha kurrë në Spanjë apo Evropë. Jam gjithashtu në moshë të shtyrë: Jam shumë më afër daljes në pension sesa të vazhdoj të luaj”, tha Busquets.
“Nuk ka asgjë zyrtare ende, as për një rinovim të mundshëm dhe as për një ceremoni lamtumire.”
Komentet e spanjollit veteran ngrenë pyetje në lidhje me të ardhmen e ekipit amerikan, i cili ka mbështetur atë si një mesfushor kyç përkrah Messit dhe udhëheqësve të tjerë të skuadrës.
/GazetaBlic Sport


