Sporti

Busquets: “Italia është kampione e Evropës, por ne duam të arrijmë në finale”

10/05/2021 20:22
nga:Lorik J

Një tjetër gjysmëfinale, një tjetër duel Itali-Spanjë.

Pas tre muajsh, dy ekipet kombëtare do të ritakohen të mërkurën më 6 tetor në orën 20:45 në stadiumin San Siro, këtë herë në Ligën e Kombeve.

Herën e fundit ndeshja mes kombëtareve përfundoi me fitoren e Azzurrëve në penallti, pavarësisht faktit se ‘furia e kuqe’ kishin luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme.

Para duelit të nesërm, Sergio Busquets ka folur për media, ku ka theksuar se Spanja është gati të kalojë në finale.

“Është shumë mirë të jesh këtu, ka kundërshtarë të vlefshëm. Italia është Kampioni Evropian në fuqi, por ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë në finale ”, tha mesfushori i Spanjës, Sergio Busquets para mediave.

/GazetaBlic Sport