Aktualisht në shërbim të kombëtares së Spanjës, Sergio Busquets nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij me lajmin se Bordi i Barcelonës po shqyrton uljen e pagave të disa lojtarëve.
“Kam dëgjuar shumë gjëra dhe kur të kthehem nga pushimet, nuk e di se çfarë do të më thonë. Por më mirë do të më kishin thënë drejtpërdrejt dhe të mos mësoja ndryshe. Nuk është mirë të dëgjosh nga shtypi, është gjithmonë më mirë ballë për ballë”, ka theksuar lojtari, i cili ka një kontratë me klubin, të cilin e përfaqëson nga viti 2005, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, mesfushori 33-vjeçar me përvojë la garancinë: “Nuk do të jem kurrë problem për Barcelonën, jam gjithmonë i gatshëm të ndihmoj”.
/GazetaBlic Sport/


