Sergio Busqutes do të largohet nga Barcelona.
Pasi u mor vesh ditë më parë për vendimin përfundimtar të Sergio Busquets për t’u larguar nga Kombëtarja, e ardhmja e tij te Barcelona gjithashtu mund të jetë afër lamtumirës.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, mesfushori ka marrë vendimin që të largohet nga klubi ‘Blaugrana’ në fund të sezonit, kur të përfundojë kontratën e tij profesionale me Barçën.
Destinacioni që ka ëndërruar prej kohësh është ai i Inter Miamit të MLS.
Një ligë e re larg klubit të jetës së tij. Tashmë ka pasur negociata me ekipin në fjalë, megjithëse asgjë nuk është nënshkruar.