Sporti

Busquets akoma pozitiv me Covid-19, ai nuk do të luajë ndaj Polonisë

06/17/2021 15:56
nga:Lorik J

Kundër Polonisë në La Cartuja, të Shtunën, Luis Enrique nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Sergio Busquets, i cili doli pozitiv për koronavirus dymbëdhjetë ditë më parë.

Dje mesfushori i Barcelonës kreu një tjetër test, rezultati i së cilës ishte akoma pozitiv, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai është asimptomatik, por Busquets do të duhet ende të mbetet në izolim dhe të stërvitet individualisht.

Kundër Polonisë, kjo është e sigurt, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë, të paktën sipas mediave spanjolle.

/GazetaBlic Sport.