Lajme

Bushati: Edi Rama rrëzohet nga pushteti vetëm nëpërmjet rrugës së destabilitetit

10/04/2022 22:41
nga:Y I

Analisti Andi Bushati është shprehur se kjo opozitë e ka të pamundur që të mund qeverinë e Edi Ramës.

I ftuar në Euronews Albania, Bushati theksoi se Rama rrëzohet vetëm nëpërmjet rrugës së destabilitetit.

“Kjo opozitë e ka të pamundur të mposhtë në zgjedhje makinerinë e mazhorancës por nuk është një makineri normale, është një makineri e kriminalizuar me shumë para brenda, me një fuqi mediatike të paparë. Edhe kjo opozitë e bashkuar e ka të pamundur të mund Ramën e jo më një opozitë të copëzuar. Mendoj se Rama vetëm rrëzohet, nëpërmjet rrugës së stabilitetit”- tha Bushati.