Lajme

Burrit në Prishtinë ia vjedhin zingjirin nga qafa, telefonin dhe kuletën me dokumente personale

03/03/2024 08:44
nga:E K

Një burrë ka raportuar se tre persona të panjohur ia kanë grabitur një varëse në qafë, një telefon dhe kuletën me dokumente personale.

“GRABITJE- Prishtinë / 02.03.2024 – 01:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se tre persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur një zinxhir të qafës, një telefon dhe kuletën me dokumente personale. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar.”