Cool

Burri pëson aksident në punë dhe rrezikonte të paralizohej, i kërkon gruas të largohej

05/02/2021 16:41
nga:A. R.

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Eriana e cila dëshiron të surprizojë bashkëshortin e saj për 20-vjetorin e njohjes së tyre.

Ajo ka treguar se e ka njohur më autobus, shikimi që i dhanë njëri-tjetrit në ato momente u bë vendimtare për Jonardin të cilit iu fiksua ta njihte atë me patjetër. Ai shkonte dhe e shikonte poshtë konviktit çdo ditë dhe kështu nisi njohja e tyre. Pas dy vite njohje Eriana vendos t’i tregojë babait të saj, i cili shkoi të pyeste për Jonardit tek një i njohur dhe ai i tha shumë fjalë të këqija për të. Kjo gjë e bëri të atin që të hiqte dorë dhe ta pengonte vajzën që të shoqërohej me të.

Eriana tregon që prindërit e Jonardit shkuan dhe e kërkuan tek shtëpia dhe i ati sërish nuk pranoi, kështu vendosi që ajo të largohej me të pa dëshirën e prindërve.

Jonardi punonte në Dragot në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe një ditë i bie telefoni Erianës dhe kur përgjigjet ishte një shoku i tij, ku e njofton se Jonardi ka pësuar një aksident në vendin e punës. Kishte 3 vertebra të thyera dhe doktoresha i kishte dhënë shpresa që do bënte të pamundurën për ta shëruar. Ai i thotë Erianës që të largohej sa ishte në kohë sepse nuk kishte pse ta donte më atë, ekzistonte mundësia që ai të kalonte dhe jetën në karrocë, por ajo nuk u dorëzua dhe nuk hoqi dorë nga ai në asnjë moment.

Ajo tregon se pjesa tjetër e jetës ka ecur mirë, babai i saj që dikur nuk e pranoi, tani e do shumë Jonardin dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo ka preferuar që 20-vjetorin e njohjes së tyre ta dokumentojë, duke e ftuar bashkëshortin tek rubrika “Ka një mesazh për ty”.

Jonardin e çoi tek vendtakimi komandanti i tij me pretekstin për të një takim pune, por ai u surpriza kur Ardit Gjebrea i doli para dhe më pas e çoi në restorantin ku e priste dhe bashkëshortja.