Lajme

Burri nga Skenderaj dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë të mitur

07/23/2021 10:46
nga:Gazeta Blic

Policia në Skenderaj ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Skenderaj, 22.07.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.