Cool

Burri në SHBA hapi derën e makinës dhe pa se një ari kishte hyrë brenda

07/21/2021 11:57
nga:G C

Një burrë i cili hapi derën e makinës së tij u trondit kur pa se një ari i madh kishte shqyer ulëset në copa, duke kërkuar për ushqim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joseph Deel shihet në një video të shpërndarë në TikTok, duke zhbolluar makinën e tij të bardhë në Gatlinburg, Tenesi, derisa gjen vetën ballë për ballë me ariun.

Në një video ariu shihet teksa përpiqet të hapë derën e makinës me gojën e tij, ndërsa alarmi dëgjohet në sfond.

Kur Deel hap derën, ariu nxjerrë kokën jashtë. Miqtë e Deel fillojnë të bërtasin për ta larguar ariun nga aty.

Një tjetër video tregon dëmin që u bë në pjesën e brendshme të makinës nga kafsha.