Lajme

Burri në Leposaviq vdes deri sa punonte në një kompani, policia nis hetimet

11/05/2022 10:21
nga:Astrit Gashi

Një burrë në Leposaviq dje ka pësuar lëndime vdekjeprurëse derisa ishte duke punuar në një kompani.

Siç njofton Policia me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“VDEKJE E DYSHIMTË/Fsh. Bistricë, Leposaviq 04.11.2022 – 12:15. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse derisa ishte duke punuar në një kompani. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion’, njofton Policia.