Lajme

Burri në Ferizaj rrah gruan, Policia i gjen armë – Prokurori e liron

12/17/2025 19:23
nga:G B

Policia ka njoftuar se në në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje.

Pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, policia ka bërë të ditur se gjatë ditës ishte ofenduar dhe në një moment edhe goditur.

Gjatë hetimeve, policia ka konstatuar se në shtëpi mbahej një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte në posedim të paautorizuar nga 42-vjeçari.

“Njësiti i Hetimeve ka sekuestruar një armë zjarri dhe 15 fishekë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast penal ndaj të dyshuarit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”, ka njoftuar policia.