Euro2024

“Burri im nuk është racist”, reagon gruaja shqiptare e futbollistit turk

07/05/2024 12:13
nga:E K

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Merih Demiral flitet se është dënuar me dy ndeshje mos-lojë nga UEFA për shkak të mënyres se si festoi golin ndaj Austrisë.

Gruaja e futbollistit turk, Heidi Lushtaku – e cila është me prejardhje shqiptare flet për Blick në lidhje me këtë dënim të shtëpisë së madhe të futbollit, UEFA.

“Burri im nuk është racist. Ai është i sjellshëm dhe tolerant”, ka thënë shkurt vajza nga Kosova

Demiral bëri një simbol me duart e tij, që sipas UEFA-s është mesazh nacionalist, gjë që është e ndaluar nga organet e shtëpisë së futbollit, sidomos në një kompeticion të tillë si në Euro 2024.

Kombëtarja e Turqisë nesër do të luaj ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Holandës, por ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga UEFA në lidhje me dënimin dhe përmendur në mediat ndërkombëtare.