Lajme

Burri i Albulena Haxhiut dhe Sami Kurteshi shkojnë sërish në QNR

03/04/2025 15:24
nga:Y I

Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë parë përsëri në ambientet e Qendrës së Numërimit të Votave.

Pas presionit që Sami Kurteshi u bëri dje vëzhguesve dhe komisionerëve të partive opozitare, ai është parë edhe sot në Qendrën e Numërimit të Votave (QNR).

Përveç tij, është parë edhe burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

/Insajderi/