Reperi i njohur Stresi, së fundi ka reaguar në një InstaStory-n e tij për vendimin e Trump për flamujt LGBTQ+.
Ai ka reaguar pas lajmit se presidenti Donald Trump ka ndaluar valvitjen e flamujve LBTQ+ në ndërtesat amerikane anembanë globit.
Stresi e ka mbështetur këtë vendim duke e cilësuar Trump-in si një “burrë shteti” dhe duke shtuar ” jo burrë leshi”.
Ndërkaq, vendimi i Trump për ndalimin e flamujve LGBTQ+, ka qenë një temë e diskutuar gjerësisht, duke sjellë reagime të shumta nga figura të ndryshme publike.