Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, një çift bashkëshortor janë përleshur mes vete.
Dy të dyshuarit, sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 03.12.2024 – 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër (bashkëshort), pasi që ishin përleshur në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përcjell GazetaBlic.