Lajme

Burjani: S’ka vija të kuqe nga PDK-ja pasi kanë qëllim se si të akomodohen në pushtet!

10/03/2024 21:36
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Qeveria Kurti, dhjetë herë e ka shkelur Kushtetutën dhe se as ‘qerpiku nuk iu trembet’.

Por megjithëse pati një deklarim të tillë në drejtim të Qeverisë Kurti, i njëjti kohë më parë kishte deklaruar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë subjekt politik përfshirë këtu edhe LVV-në.

Në lidhje me këtë deklaratë të Krasniqit, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani.

Burjani tha se të njëjtit janë lodh pa privilegje dhe s’kanë vija të vija të kuqe sepse ju intereson pushteti dhe fuqia.

Ai tha se të gjitha këto subjekte politike, përfshirë edhe VV-në, e shohin pushtetin përmes parasë publike.

“Janë lodh pa pushtet, pa privilegje dhe kanë mbet bosh. Nuk ka vija të kuqe as në AAK e as në PDK, qëllimet dihen pushteti dhe fuqia.Jo rrall kam thenë se për këto subjekte të gjitha së bashku pushtetin e shohin përmes parasë puublike, pra luftë për të menaxhuar paranë publike. Deri me tani nuk kemi parë se keto parti të gjitha së bashku pa dallim, pra ketu hyne edhe VV-ja, nuk munden me ekzistu pa paranë publike. Ideja është se si te akamodohen në pushtet” tha Burjani për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani, Analist politik!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, foli mbrëmë edhe për vonesën në ekzekutimin e pagave në sektorin publik.

Ai ngriti dyshimet se ekzekutimi i tyre me vonesë mund të jetë edhe ilegal.

“Ligji që kjo qeveri e ka miratu, e shtron këtë çështje, sepse neni përkatës nuk e lejon një pozicion me qenë i udhëhequr nga një ushtrues detyre për më shumë se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin për Thesarin për dy orë.Ai që ka qenë ushtrues detyre jo se jo. Kjo qeveri për ligje dhe kushtetutë nuk mërzitet. 10 raste i kemi qu në Kushtetuese dhe të gjitha i kemi fitu. Kurrë nuk kom besu që mundet Kosova me pas një qeveri që dy herë e shkel Kushtetuesen. 10 herë e kanë shkel kushtetutën dhe qerpiku nuk iu trembet”, tha Krasniqi në rtv21.tv.

/Gazeta Blic/

Krasniqi godet Qeverinë: Dhjetë herë e kanë shkel Kushtetutën, qerpiku nuk iu trembet

Bajqinovci: Akuzat e PDK-së për shkelje të Kushtetutës, përpjekje për të devijuar vëmendjen nga progresi real!

Sadiku: PDK në gjendje të rënduar sa i përket lidershipit, kryetari aktual më tepër ushtrues detyre!