Lajme

Burjani: Qeveria në detyrë duhet të propozojë buxhetin, shteti nuk mund të bllokohet

10/28/2025 21:29
nga:N K

Ish-anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjdhjeve (KQZ) aktualisht analisti politik, Blerim Burjani, ka folur në lidhje me çështjen e thirrjes së Kryesisë së Kuvendit për të diskutuar miratimin e buxhetit, kur Qeveria ende nuk është formuar, duke thënë se Qeveria në detyrë duhet të propozojë buxhetin.

Sipas Burjanit, edhe pse kompetencat e Qeverisë aktuale janë shumë të limituara, buxheti duhet propozuar për të mos u bllokuar shteti, dhe se nga partitë opozitare nuk pret ndonjë reagim negativ pasi në pyetje është interesi i përgjithshëm, raporton GazetaBlic.

“Po, Qeveria në detyrë duhet të propozoj buxhetin, edhe pse kompetencat e saj janë shumë të limitura , por shteti nuk mund te bllokohet , pra Kuvendi duhet t’i formoj sa më parë komisonet,dhe të procedojë, nuk besoj se opozita reagon negativisht, është interes i pergjithshëm”, tha Burjani për GazetaBlic.

Demhasaj: Qeveria në detyrë nuk duhet të propozojë buxhet, mandati i saj ka skaduar

Hisen Berisha: Pa Qeveri të formuar, s’ka organ kushtetues që ka të drejtë të paraqesë projektbuxhet për miratim