Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, ka folur në lidhje qeverisjen e Kurtit gjatë vitit 2023.
Burjani tha se ky vit është shoqëruar me dramacitet, konfuzion politik dhe masa kundër Kosovës.
“Përplot dramacitet, konfuzitet politik, masa kundër Kosovës nga BE -ja, SHBA-të. Kërcënime nga Serbia disa herë serioze e disa herë qesharake.Kurti ka vazhduar gjithë kohën të thotë se është i gatshëm të nënshkruaj ‘Marreveshjen e Ohrit’ dhe ka pranuar ‘Draft statutin’ e Asociacionit.Kuvendi vazhdon të nxjerr ligje kundërkushtetuse, opozita po i kundërpergjigjet duke i dërguar këto ligje në Gjykatë.Qeverisje pa program të qëndushem dhe pa zgjidhje të problemeve përmes reformës sektoriale” deklaroi Burjani për “Gazeta Blic”.
Ai tha se Qeveria po krenohet me ‘Super Punën’
“Qeveria lavdërohet me “Super punen” si projekt me ndihma sociale intervenuese, pa reformë pensionale, pa mbrojtje shëndetësore dhe pa mbrojtje efektive sociale, papunsi dhe varfëri sociale”
Burjani kishte kritika edhe sa i përket opozitbërjes në Kosovë.
Ai tha se të njëjtit gjatë këtij vitit kishin rol formal dhe pa ndikim në qeverisje.
“Opozita kishte rol formal me jo ndikim në qeverisje, opozitë e pa aftë qe asnjë protestë të vetme nuk kishte organizuar, debate televizive me plot njerëz jo-kompent. Rasti i Banjskës, masat ne fuqi ndaj Kosovës, janë disa nga ngjarjet e këtij viti” deklaroi njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani, Analist!
Por komplet ndryshe nga njohësit e çështjeve politike në vend, u shpreh kryeministri Kurti, ditë më parë, në lidhje me sukseset e qeverisë së tij.
Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se “vendet e tjera s’i shohin as në ëndër rezultatet e tij”.
“Në fund të këtij viti sukseset e Qeverisë janë të dukshme. Ne krahasohemi me veten, ndërsa jemi të pakrahasueshëm me të tjerët. Progresi në drejtësi është konfirmuar nga ndërkombëtarët. Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet. Ekonomia është ma e fortë se kurrë pavarësisht krizave. Qarkullimi i bizneseve ka arritur në 15.33 miliardë euro, eksporti 756.9 milionë euro. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar. Ekonomia e Kosovës për dy dekada është shndërruar për plaç për zhvatje. Të hyrat buxhetore 2.6 milionë euro. Ne po e tejkalojmë vetën. Në vendet e tjera as në ëndërr si shohin këto rezultate, këtë vit 15% më shumë të hyra se në vitin e kaluar. Buxhetin e kemi rritur për 35% më shumë. Ata para neve pasuroheshin individët, tash i ka kapur sikleti që po pasurohet shteti. Me këto të arritura duhet të jemi krenar dhe t’i afirmojmë ato. Ata që i denigrojnë këto mjete nuk i kuptojnë hallet e të gjithëve. Ata që i quajnë këto mjete lëmoshë, nuk e di se çka i mundon familjet” deklaroi Kurti raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Kurti: Në vendet tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e mia


