Lajme

Burjani për vijat e kuqe: Problemi kryesor ndërmjet VV dhe PDK, është Veriu!

09/21/2024 17:52
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, se nuk kanë vija të kuqe me asnjë nga subjektet politike.

Burjani në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se kjo është e kuptueshme dhe se asnjëri nga subjektet politike nuk pritet të ketë vija të kuqe.

Ai rënditi disa nga arsyet se pse partitë politike nuk do të vendosin vija të kuqe.

“Eshtë e kuptushme, asnjë prej subjekteve nuk pritet të kenë vija të kuqe. Janë pa pushtet katër vjet, pa ndikim ne paranë publike, pa punesime familjare , pa tendera, pra jo vetem PDK, por këtu hyn edhe AAK dhe LDK”

Por, Burjani, e sheh të vështirë realizimin e një koalicioni LVV-LDK për shkak të postit të Kryeministrit.

“Meqenëse kushti i LDK-së është që kryeministri duhet t’i takoj vetëm këtij subjekti, kjo do ta vështirësoj bërjen e koalicionit me VV-në.VV-ja mund të del e para me një fitore jo-absolute dhe kjo do ta komplikonte themelimin e nje qeverie të re me dikend prej tyre” tha Burjani për “Gazeta Blic”.

Ndërsa sa i përket një koalicioni të mundshëm LVV-PDK i njëjti thotë se problemi kryesor ndërmjet tyre do të jetë veriu.

“Problemi kryesor në mes VV-së dhe PDK  janë veriu, punesimet në ndermarrjet publike, tenderat, bordet…..pra pa bërë marrveshje për këto gjëra nuk besoj se këta mund të hyjnë në koalicion” tha Burjani në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani, Analist!

Kryetari i  PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzen, do t’i hyjnë garës për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se parimisht nuk kanë vija të kuqe me partitë e tjera pasi në këtë formë “ofendohen dhe përjashtohen votuesit e tyre”, ndërsa bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh jofunksional.

/Gazeta Blic/