Lajme

Burjani për sondazhin e fundit: LVV-ja nuk është afër 50% sillet diku tek 38%!

04/06/2024 20:29
nga:Y I

Së fundmi është publikuar një sondazh nga UBO Consulting i cili paraqet disa ndryshime në përqindje.

Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje, ka shkuar në kuaotën 49.5%, Partia Demokratike e Kosovës 17.1% dhe LDK-ja ka rënie në 16%.

Në lidhje me këto rezultate ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani.

Burjani tha se nuk mendon që VV-ja është afër 50% si në zgjedhjet e fundit.

Ai potencoi se ky subjekt politik sillet afër 38%.

“Sipas mendimit tim LVV-ja nuk është afër 50%, nuk e besoj se ky subjekt politik ka të njejten përqindje si në zgjedhjet e fundit.Klima ka ndryshu, VV-ja e ka të vështirë të merr votat e pensionisteve, punëtorëve të arsimit fillor dhe të mesëm apo të shëndetsise, nuk ka shumë vota as nga shërbyesit civil.Sindikatat e shumta rreth 75.000 të angazhusr në sherbimin publik dhe civil nuk mendojnë njejtë si tre vjet më parë kur ti shtohen 75.000 edhe anëtarët e familjeve të tyre numri i votuesve mund të arrij rreth 250.000 votues përafërsisht, pra VV-ja nuk ka votat me 50+1, por sipas mendimit sillet tek rreth 38 %” tha Burjani për “Gazeta Blic”

Burjani tha se LDK-ja pritet të jetë në kuotën e 21%, PDK-ja 19 dhe AAK-NISMA 8 %.

“Ndërsa LDK dikund 21%dhe PDK rreth 19%, AAK/NISMA 8 %” deklaroi ai.

Blerim Burjani, Analist

Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së parë të muajit mars me 907 respondentë dhe me margjinë të gabimit plus-minus tre për qind.

/Gazeta Blic/

 

Sondazhi i fundit i UBO-s: VV-ja 49%, PDK-ja 17% dhe LDK-ja 16

Deputeti i AAK-së: Ka shumë pak informacion për sondazhin, Aleanca vazhdon e fortë!

Deputeti i VV-së pas sondazhit- Rezultati ka qenë i pritur, diferenca do të thellohet edhe më shumë!