Lajme

Burjani: Nuk përjashtohet një mundësi bashkëpunimi, LVV-PDK!

10/17/2024 20:42
nga:Y I

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se preferojnë koalicion me patitë opozitare.

Çitaku ka potencuar se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë ‘hendek të thellë’ por pa mohuar mundësinë e një bashkëpunimi.

“Hendeku mes VV-së dhe PDK-së është shumë i thellë edhe unë s’kam nevojë me elaburu, ka një hendek të madhe mes VV-së dhe PDK-së. Që nga korriku i vitit të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Para se Krasniqi të takohej me Kurtin, ka pasur takime me Abdixhikun me Haradinajn, ku ne kemi kërkuar mbështetjen e tyre për këtë proces. Më pas ka ardhur takimi i Kurtit me Krasniqin”

“Nuk asnjë lloj konspiracioni, asnjë lloj marrëveshje të fshehtë, asnjë lloj dakordimi për asnjë gjë tjetër. Edhe në një end normal nuk duhet me u pa me aq shumë dyshimi takimi mes Kurtit dhe kryetarit Krasniqi…Ne do të preferonim një koalicion me opozitën aktuale. Dhe nuk e kemi pushtetin me çdo kusht”, ka deklaruar Çitaku raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Çitakut ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani.

Burjani tha se nuk përjashtohet një mundësi bashkëpunimi LVV-PDK, nga asnjëra palë.

Ai tha se kjo mund të ndodhë vetëm për shkak të interesave.

“Një mundesi bashkëpunimi ndërmjet PDK dhe VV nuk përjashtohet nga asnjëra palë. Ideja e bashkëpunimit në politikën kosovare është qëllimi i buxhetit, pra përfitimi nga ky buxhet në të gjitha mënyrat.S’kane lidhje a janë parti të majta apo të djathta, nuk i intereson programi e as morali politik, pra vetem interesi” tha Burjani për “Gazeta Blic”.

Burjani dha disa opsione se ‘kush me kë’ mund t’a formojë qeverinë e re.

“Jane disa situata qe mund te ndodhin ne qeverisje si ne vijim. Bashkqeverisje VV-PDK, qeverisje VV-LDK , ose nëse arrin kuoten gati te shumica VV, ateherë Lëvizje Vetëvendosje, AAK dhe pakicat.Në situatën e dështimit të VV-së, të mos fitimit të përkrahjes nga opozita aktuale, atëherë VV-ja mund t’a humb afatin kushtetues për te themelu qeverinë dhe opozita aktuale e ben qeverisjen në mes tyre. Te gjitha opsionet nuk përjashtohen” tha në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”, Blerim Burjani.

Blerim Burjani, Analist!

/Gazeta Blic/

Xani: Koalicioni PDK-LVV, duket fakt i kryer, nëse i’u përshtaten edhe rezultatet e zgjedhjeve!

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën