Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar sondazhin e fundit të publikuar nga “UBO Consulting”.
Ai tha se mund të ketë befasi në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Burjanit ka rënë ndjeshëm fanatizmi që ka qenë për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Sondazhet që bëhen nuk janë sondazhe shume kredibile, pra unë mund të them se mund të befasohemi në zgjedhjet e ardhshme.Shumë televizione e individ po flasin e po bejnë matje u verifikun ose nuk u verifikuan të dhënat që mbledhen.VV-ja nuk e ka shumicën, çfarë është më keq ka ra edhe fanatizmi si ka qenë, kemi një rritje të lehtë të fanatizmit të anetarëve të PDK, LDK është e qetë, konstante pa zhurmë. Përderisa PDK-ja konstaton se është parti e dytë ne vend sa i përket hapësires dhe entuziazmit elektoral LDK-ja ka një përparesi të lehtë ndaj PDK-së” deklaroi Burjani për “Gazeta Blic”
Ai bëri edhe një parashikim se si mund të jetë rezultati në zgjedhjet e ardhshme.
“Mendimi dhe opinioni i im mbetet gati i njejtë, VV 38 % deri 40%, LDK 19% ,PDK 18%, AAK/NISMA 6-7%” tha Burjani për “Gazeta Blic”.
Sipas matjeve të fundit të opinionit publik nga kompania “UBO Consulting” partitë politike në Kosovë kanë ruajtur pozitat e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë në epërsi kundrejt partive opozitare.
Sipas këtij sondazhi, nëse zgjedhjet mbaheshin tani, Lëvizja Vetëvendosje do të ishte në kuotën e 49.6%, në vendin e dytë Partia Demokratike e Kosovës (PDK ) me 17%, në vendin e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.5% dhe në fund AAK-NISMA me 8.6 % duke shënuar rritje nga matjet e fundit të publikuara.
Lista GUXO ka shënuar një rritje të lehtë nga 0.6 në mars në 0.7 për qind në qrshor, Partia Social Demokrate nga ana tjetër ka grumbulluar vetëm 0.4 për qind të mbështetjes.
Sipas sondazhit, Lista Serbe më vetëm 3 për qind të mbështetjes, rezulton se ka shënuar rënie krahasuar me matjet e muajit mars.
/Gazeta Blic/